Maqedoni
Të shtunën nis verifikimi i Listës Zgjedhore
20.08.2025 11:11
Verifikimi publik i Listës Zgjedhore do të zhvillohet nga 23 gushti deri më 11 shtator...

Në prag të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, verifikimi publik i Listës Zgjedhore do të zhvillohet nga 23 gushti deri më 11 shtator. Qytetarët mund të paraqesin kërkesë për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave pranë degëve rajonale të KSHZ-së, zyrave lokale ose përmes postës elektronike. Të njëjtin të drejtë e kanë edhe personat në paraburgim apo burg.
KSHZ është e detyruar të përgjigjet ndaj kërkesës brenda 24 orëve, ndërsa qytetarët e refuzuar mund të paraqesin padi në Gjykatën Administrative, e cila vendos brenda të njëjtës kohë.
Kërkesën për dorëzimin e Listës Zgjedhore partitë politike e dorëzojnë në KSHZ në mënyrë elektronike, më së voni deri më 11 shtator. KSHZ, brenda tre ditëve (më së voni më 14 shtator) nga përfundimi i verifikimit publik, ua dorëzon Listën partive që kanë parashtruar kërkesë deri atëherë. Deri më 19 shtator, partitë mund të parashtrojnë kërkesa për ndryshime, mbi të cilat KSHZ vendos brenda tre ditëve.
Deri më 18 shtator, MPB-ja, gjykatat dhe institucionet kompetente janë të detyruara të dorëzojnë të dhëna për votuesit e rinj, personat në paraburgim, institucionet e kujdesit dhe personat pa aftësi të plotë juridike.
Lista Zgjedhore e përmbyllur do të nënshkruhet më së voni më 3 tetor.
