Maqedoni

Çair, “Olimpiada e diturisë 2015”

19.05.2015 15:49

Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në bashkëpunim me Komunën e Çairit, organizuan kuisin “Olimpiada e diturisë”...

Për herë të parë në këtë olimpiadë përfshihen të gjitha shkollat fillore të Komunës së Çairit. Kuisi u mbajt në 6 lëndë: në Gjuhen Shqipe, Angleze, në Matematikë, Gjeografi, Histori dhe Biologji.
 
“Kjo është e vetmja mënyrë që e ngrit cilësinë në arsim, ngrit nivelin e mesimnxënies, sepse të gjithë nxënësit kyçen në gara dhe të gjithë nxënësit nuk e kanë obligim se çfarë note do të marrin. Këto janë gara vullnetare dhe në këto çdoherë jepet cilësia më e lartë e nxënësve”, deklaroi kryetari i LASh-it, Nuhi Dardhishta.
 
Ne këtë kuis të diturisë, në vendin e parë radhitet Shkolla Fillore “7 Marsi”, ndërsa në vendin e dytë është Sh. F. “Kongresi i Manastirit”, ndërsa në vendin e tretë radhitet Sh. F. “Liria”.
 
“Faktikisht ne edhe e dinim, por edhe nuk e dinim që do ta marrim vendin e parë, sepse gjithçka rrjedh sipas diturisë. Sipas mendimit tim, e kemi marrë me meritë, dhe me dituri dhe që kemi pasur një shkas që kemi ardhur të garojmë”, tha nxënësja e Sh. F. “7 Marsi”, Azra Gashi.
 
“Olimpiada e diturisë” tani më do të jetë tradicionale, si dhe pritet në të ardhmen të garojnë edhe shkollat fillore nga komunat e tjera, theksuan organizatorët. 
 
 REJHANE BUSHI METAJ