“Eurovision 2015”, Elhadia Dani kërkon votat për në finale

19.05.2015 15:50

Të gjithë shqiptarët i kanë kthyer sot sytë nga skena e Eurovizionit, aty ku Elhaida Dani do të na përfaqësojë duke performuar këngën “I’m alive”, aq shumë të pëlqyer në rrjetet sociale...

Elhaida i ka mbyllur shkëlqyer të gjitha provat, përveç asaj të parës, dhe sigurisht ka marrë edhe pikë nga juria profesioniste, pikë të cilat do t’i shtohen votimit të publikut.

Spektakli i muzikës pritet të nisë në orën 21:00, e ju mund ta ndiqni drejtpërdrejt në TVM2 dhe TVM2 sat, ndërsa këngëtarja shqiptare do të këndojë e 14-¬ta me radhë. Po me kodin që mban numrin 14, të gjithë shqiptarët jashtë trojeve tona mund ta mbështesin me votë këngëtaren Dani.

Sonte në skenën eurovizive ngjitet edhe Daniel Kajmakovski, që përfaqëson Maqedoninë me këngën “Gjethet e vjeshtës”. (Avni Qahili, TVM2)