Maqedoni

Zjarr i madh në Karposh dhe Vllae, DMSh: Zjarret janë vënë nën kontroll

21.08.2025 15:14

Mëngjesin e sotëm një zjarr i madh shpërtheu në ish-objektin e firmës “Makotekst”...

Mëngjesin e sotëm një zjarr i madh shpërtheu në ish-objektin e firmës “Makotekst” në rrugën “Nikolla Parapunov”, pranë Kejit të Vardarit, te Ura e Kombeve të Bashkuara.
 
Bëhet fjalë për një objekt të vjetër, i cili në pjesën më të madhe nuk është në funksion, por në një pjesë të tij është i hapur një servis makinash, një barakë ku ka bojëra, llak dhe kimikate të tjera.
 
Një aeroplan i DMSh-së, duke u kthyer i mbushur me ujë pas realizimit të detyrës për mbështetje në shuarjen e zjarrit në Mavrovë-Rostushë, ka vërejtur tymin e dendur nga zjarri në objektin në Karposh dhe ka hedhur ujë mbi zjarrin e objektit, u tha në raportin e DMSh-së. 
 
Një zjarr tjetër sot përfshiu kazermat në lagjen Karposh 4 të Shkupit dhe zjarri aktualisht po vihet nën kontroll, thotë kreu i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov. 
 
“Duhet të mendojmë ndonjë strategji se si do ta shuajmë zjarrin që mos të përhapet edhe në anën tjetër. Do të ndërhyjmë nga ana e kundërt, që me strategji ta asgjësojmë zjarrin. Shpresojmë se do të kemi të reshura të shiut që do të na ndihmojnë shumë, sepse nëse zjarri afrohet këndej ku ka bimësi të thatë, ai shkon deri në 3 metra lartësi dhe mund të kemi më shumë dëme.”, - theksoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov. 
 
Zjarri ka kapluar disa baraka në lagjen Vllae. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSh) njofton se zjarri është vënë nën kontroll. 
 
Në territorin e RMV-së në 24 orët e fundit ka gjithsej 11 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilëve 7 janë aktive, ndërsa 4 janë shuar.
 
Zjarre aktive për momentin ka, si në Komunën e Brodit: Zona Jasen (pyll i përzier); 2. Komuna Strugë: f. Podgorcë; Komuna Dollnenit: f. Llaçan (vegjetacion i ulët); Komuna Prilep: f. Belovodicë vendi i quajtur Livadh dhe f. Lenishtë; 5. Komuna Bogovinjë: f. Olojane;  Komuna Studeniçan 1: f. Batincë; 7. Komuna Studeniçan 2: f. Koliçani i Epërm, maja malore Kitka, f. Cerovë, në Prilep: f. Belovodicë, vendi i quajtur Livath, etj. 
 
FITORE DEMOLLI