Futboll
Futbollisti serb bën “shqiponjën”
19.05.2015 16:22
Futbollistët e Partizanit kanë festuar fitoren 1-0 ndaj Vllaznisë pasi tashmë ndodhen praktishisht në Kupat e Europës.

E veçanta e kësaj feste ishte se në prani të kapitenit të Partizanit, Nderim Nexhipit, sulmuesi serb i të kuqve, Stevan Raçiç ka bërë me duar shqiponjën duke shkaktuar kështu “Provokacija” e radhës për serbët dhe sidomos për mediat e këtij vendi, transmeton Panorama.
Mediat serbe pritet ta quajnë provokim shqiponjën e bërë meduar. Raçiq është bashkëlojtar edhe i lojtarëve nga Kosova si Mentor Mazrekaj, Astrit Fazliu e Labinot Ibrahimi.
