Orav: Javët e fundit kemi parë disa zhvillime pozitive në Maqedoni

19.05.2015 16:25

Që Maqedonia të marrë për herë të shtatë rekomandimin për fillimin e bisedimeve nga Komisioni Evropian, muajt e fundit po mundohemi të gjejmë gjëra pozitive të cilat do të përfshihen në raport-progresin që do të përmbyllet më 31 gusht...

Kështu theksoi euroambasadori, Aivo Orav, sipas të cilit sa u përket zhvillimeve në vend, javëve të fundit janë parë disa gjëra pozitive.

“Nëse nuk ka asgjë pozitive, nuk mundemi artificialisht të krijojmë diçka. Javët e fundit kemi parë disa zhvillime pozitive. E para presidenti thirri Këshillin e Sigurisë, ku u përfaqësuan të gjitha partitë politike. E dyta, protestat e së dielës ishin të qeta. Kishte shumë rreziqe se nuk do të jenë të qeta, por ato ishin të qeta. Ju uroj! Liderët filluan të bisedojnë me njëri-tjetrin. Kjo pothuajse çudi, nuk ka ndodhur në vend me vite”- deklaroi ambasadori i BE-së, Aivo Orav.

Po ashtu, Orav e vlerësoi si shumë të rëndësishëm takimin e sotëm në Strasburg mes kryeministrit Gruevski dhe liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Si probleme Orav theksoi nevojën për sundimin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe larinë e mediave, si vlera evropiane, me çka u pajtua edhe zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi.

“Vlera të vendeve anëtare të BE-së janë respektimi i dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimi i drejtësisë dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Çdo vend evropian që pretendon të anëtarësohet në BE duhet t’i plotësojë këto vlera”- tha zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi.

Këto qëndrime Orav dhe Besimi i shpalosën në pilot-debatin e parë me studentë në temën “Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet që të përfshijë vendet e Ballkanit perëndimor”, të organizuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane. (Gyltene Sinani, TVM2)