Futboll
Komisioni i gjyqtarëve pranë FFM-së
19.05.2015 16:26
Komisioni i gjyqtarëve pranë FFM-së ka caktuar emrat e gjyqtarëve...

Komisioni i gjyqtarëve pranë FFM-së ka caktuar emrat e gjyqtarëve, kontrollorëve dhe delegatëve të ndeshjeve finale për Kupën e Maqedonisë në futboll në të gjitha konkurrencat dhe në të cilën shqiptarët numërohen me gishta, shkruan lajmpress.com.
Kështu në finalen mes Rabotnickit dhe Teteksit, e cila do të luhet të mërkurën (20 maj) në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup nuk figuron asnjë emër shqiptarë!
Ja emrat e atyre që janë caktuar në finalen e kupës: Dejan Jakimovski (refer kryesor), Goce Petreski (asistent i parë), Marjan Stojancevski (asistent i dytë) nga Shkupi, Stevco Shulevski dhe Vllaho Konstandin (refer plotësues). Kontrollor është Dushan Stojanovski (Shkup) dhe delegat i takimit Dobre Ivanov (Kratovë).
Ndërsa, në finalen e të rinjve që luhet sot (e martë) ndërmjet Metalurgut dhe Shkupit shqiptarët janë përfshirë sa për sy e faqe.
Në këtë finale që për çudi do të luhet në Veles Faton Mustafi do të jetë refer i katërt, kurse delegat do të jetë Ajetali Dervishi nga Tetova.
Në finalen për kadetë ndërmjet Rabotnickit dhe Vardarit (26 maj, Shkup) nuk është caktuar asnjë shqiptarë, ndërsa në finalen për pionier mes Euromilk dhe Rabotniçki (28 maj) figuron vetëm emri i Ilir Bekteshit nga Struga, i cili do të jetë delegat i takimit.
Ndëkohë, në finalen për pionier të rinj mes Vardarit dhe Shkëndijës (27 maj, Shkup) Mervan Topojani është caktuar asistent i dytë, kurse Valton Ristemi nga Gostivari refer i katërt.
Në finalen për femra mes Dragon 2014-Kocani (21 maj në Shkup) si asistente dytë është caktuar Vjollca Izeiri, kurse te finalja e meshkujve në futsall ndërmjet Zhelezarec dhe Shkupi (24 maj, Gjevgjeli) nuk është caktuar asnjë shqiptarë.
