Xavi këtë të shtunë do ta luaj ndeshjen e tij të fundit me Barcelonën
19.05.2015 16:28
Legjenda e Barcelonës, Xavi të enjten do të paralajmëroj largimin nga skuadra katalunase, pasi gjatë verës do të kaloj në Katar te skuadra e Al Sadd, shkruajnë mediat spanjoll...

Xavi, i cili krejt karrierën e kaloi në Barcelona ku fitoi edhe 23 tituj, ka vendosur që të mos qëndroj edhe më gjatë në bankën rezervë dhe nga edicioni i ardhshëm do të luaj në Katar.
Të enjten Xavi do të mbaj një konferencë për media, ku do të njoftojë se ndeshja e së shtunës kundër Deportivo La Corunas do të jetë e fundit me Barcelonën, transmeton Gazeta Express.
