Maqedoni

Rregullat e reja për hyrje në BE, shtyhet aplikimi për shtetasit e RMV-së

22.08.2025 16:13

Rregullat për udhëtim në Bashkimin Evropian që duhej të fillonin nga 12 tetori...

Rregullat për udhëtim në Bashkimin Evropian që duhej të fillonin nga 12 tetori për Maqedoninë e Veriut janë shtyrë. Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, thotë se janë në kontakt të vazhdueshëm me BE-në për të koordinuar të gjithë procesin dhe se rregullat në fjalë duhet të fillojnë vitin e ardhshëm.
 
“Lidhur me rregullat për hyrje në BE, ato janë shtyrë për Maqedoninë, ato do të fillojnë, nëse fillojnë vitin e ardhshëm, nëse nuk ka prolongim të mëtejshëm. Ndërkohë, jemi në dialog aktiv me përfaqësuesit e BE-së dhe për ndonjë rastësi pas këtij takimi do të kem një takim me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas, i cili nuk ka lidhje me këtë, por prapë kemi komunikim aktiv dhe sigurisht që do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë më të lehtë hyrjen e qytetarëve të vendit në BE. Në thelb, ajo për të cilën jemi të informuar është se sistemi ekzistues i BE-së po digjitalizohet, bota, teknologjia po ecën përpara dhe në atë drejtim, ajo që po prezanton BE-ja duhet të respektohet nga njëra anë, por edhe nga ana tjetër, procedura për hyrjen e qytetarëve të vendit nuk duhet të jetë e ndërlikuar. Sigurisht, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Çështjeve Evropiane kanë komunikim dhe së bashku si qeveri do të koordinohemi kur të aplikohet, e nëse aplikohet të jetë më e lehtë për qytetarët.”, - deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.
 
Këto komente Nikolloski i bëri para takimit të punës në Odën Ekonomike, ku mes tjerash u diskutua edhe rreth çështjes së rregullave të reja për futje në BE dhe shqetësimet që i kanë transportuesit se mund të jenë jokonkurrent me kolegët e tyre në tregun evropian.
 
Por, Nikollovski tha se nuk ka vend për shqetësim, pasi ligji për hyrje në BE mbetet i njëjtë mbetet kufizimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore.
 
ABIBE QAILI