Botë

Gazë, Izraeli kërcënon me shkatërrimin e qytetit, OKB: Uria në Gazë është uri e botës

22.08.2025 16:36

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënohet se qyteti i Gazës...

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënohet se qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi nuk pajtohet të çarmatoset, nuk liron pengjet e mbetura dhe nuk i jep fund luftës sipas kushteve të Izraelit.
 
“Së shpejti, dyert e ferrit do të hapen për kokat e vrasësve dhe përdhunuesve të Hamasit në Gazë, derisa ata të pajtohen me kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës, për lirimin e të gjitha pengjeve dhe çarmatosjen e tyre.”, shkroi ai në rrjetet sociale.
 
Ndërkohë kryeministri Netanjahu urdhëroi nisjen e menjëhershme të negociatave për lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës sipas kushteve të pranueshme për Izraelin, por pa u tërhequr nga synimi për okupimin e qytetit dhe shkatërrimin e Hamasit.
 
“Kam dhënë udhëzime që menjëherë të fillojnë negociatat për lirimin e të gjitha pengjeve tanë dhe përfundimin e luftës në kushte të pranueshme për Izraelin. Këto dy çështje, mposhtja e Hamasit dhe lirimi i të gjitha pengjeve tanë, ecin krah për krah.”, - deklaroi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
 
Shefi i ndihmës humanitare të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar armëpushim urgjent në Gazë, e akuzuan Izraelin për pengimin e ndihmës, duke theksuar se uria është shkaktuar nga mizoria. 
 
“Uria në Gazë është uri e botës. Ushqimi është grumbulluar në kufij për shkak të pengesave nga Izraeli. Kërkesa ime drejtuar kryeministrit Netanjahu është kjo: Mjaft! Ndërpriteni zjarrin! Hapni kalimet në veri dhe jug! Lejoni që ushqimi dhe furnizimet të hyjnë pa pengesa! Ndaloni hakmarrjen!”, - theksoi shefi i ndihmës humanitare i OKB-së, Tom Fletçer. 
 
Hamasi, i cili ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor dhe lirimin e një pjese të pengjeve, e akuzuan Netanjahun se po e injoron propozimin dhe po e pengon marrëveshjen.
 
FLORIJE KAMBERI