Maqedoni
Parashikimi i motit
23.08.2025 10:15
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, pasdite në pjesët perëndimore do të ketë shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë e fortë nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20°C, ndërsa maksimale do të arrijë nga 25 deri në 33°C.
Në Shkup, pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior.
