Maqedoni

Regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme, në afatin e tretë numri i nxënësve pritet të rritet

23.08.2025 14:50

537 nxënës shqiptar 155 maqedonas dhe tetë nxënës turk janë regjistruar në dy afatet në pesë shkollat e mesme komunale në Tetovë...

537 nxënës shqiptar 155 maqedonas dhe tetë nxënës turk janë regjistruar në dy afatet në pesë shkollat e mesme komunale në Tetovë, ndërsa pritet që në afatin e tret numri i nxënëseve të rritet. Ndërsa pritet që nxënësit që nuk janë pranuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviç” dhe në Shkollën e Mesme Komunale Ekonomike “8 shtatori” të drejtohen për regjistrim në dy shkollat tjera, respektivisht në Shkollën  e Mesme Komunale Tekstile dhe Gjimnazin 7 Marsi.  Në këta dy shkolla në dy afatet paraprake ka patur më pak interesim për regjistrim, pasi edhe kriteret për të qenë pjesë e këtyre shkollave kanë qenë më të larta. Nxënësit që nuk arritën të regjistrohen në këto shkolla e kanë edhe një mundësi për ta kapur trenin e fundit për regjistrim në dy shkollat tjera, atë të Tekstilit dhe në Gjimnazin 7 Marsi. 
 
“Edhe pse kemi pasur numër të madh të nxënësve të cilët kanë aplikuar në shkollën e mesme të mjekësisë dhe në gjimnazin e Tetovës, mirëpo për shkak të numrit jo të mjaftueshëm të pikëve, këta nxënës nuk kanë mundur të pranohen. Sipas të dhënave që kemi marrë nga të gjithë pesë shkollat e mesme që janë në kompetencë të komunës së Tetovës  gjithsej në afatin e parë dhe të dytë janë regjistruar 573 nxënës shqiptarë, 155 nxënës maqedonas dhe tetë nxënës turk. Sipas planit për regjistrim të nxënësve në shkollat e mesme të Tetovës I cili fillimisht kalon përmes këshillit komunal dhe më pas dërgohet për pëlqim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ku gjithsej në pesë shkollat e mesme të Tetovës kemi gjithsej 900 vende të lira. Kjo nuk do të thotë se të gjithë këta vende të lira do të plotësohen sepse viteve të mëhershme kemi pasur rënie të numrit të nxënësve, edhe pse për dallim nga ato vite këtë vit shkollor 2025/26, do të kemi pak më shumë nxënës si në shkollat fillore po ashtu edhe ato të mesme” deklaroi Nazmi Dauti, udhëheqës i Sektorit për Arsim në Komunën e Tetovës.”, u shpreh përgjegjësi për arsim në komunën e Tetovës, Nazmi Dauti.
 
Edhe këtë vit si shkollë më pak e preferuar nga nxënësit ngelet Gjimnazi 7 marsi, ku në dy afatet për regjistrim janë pranuar vetëm 22 nxënës. Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar kërkesën e Komunës së Tetovës që të ulet numri i pikëve për pranim në këtë gjimnaz edhe atë nga 60 në 50 pikë. 
 
“Për fat të keq, në Gjimnazin 7 Marsi, në dy afatet e regjistrimit kemi të pranuar vetëm 22  nxënës pasi që kanë plotësuar kriteret ndërsa kriteriumi për pranim ka qenë 60 pikë. Ne kemi kërkuar që të ulet kriteri dhe kjo është miratuar nga Ministria  e Arsimit dhe Shkencës. E dimë që një nga problemet që ka pak interesim për regjistrim në këtë gjimnaz është largësia e shkollës. Dihet se tashmë ka filluar ndërtimi i objekteve për shkollën e mesme tekstile dhe gjimnazi brenda në qytet dhe besojmë largësia më nuk do të jetë problem. Besojmë se ata nxënës që nuk u pranuan në Gjimnaz, Mjekësi dhe në Ekonomi do të drejtohen në shkollat tjera dhe do të arrihen numër i mjaftueshëm i nxënësve”, tha Dauti.  
 
Nga ana tjetër  drejtoria e Gjimnazit 7 Marsi shpreson se me uljen e numrit të pikëve do të rritet interesimi për të vazhduar mësimin në këtë shkollë. Sipas tyre pritshmëritë janë që pas afatit të tretë të arrihet numër i  mjaftueshëm i nxënësve që ky institucion të funksionojnë normalisht dhe në të njëjtën kohë ta ruaje numrin e paraleleve si shkollë. Edhe nga sektori për arsim edhe nga gjimnazi 7 marsi, apelojnë që nxënësit që nuk kanë plotësuar kriteret për regjistrim në shkollat  tjera, të njëjtit të drejtohen në Shkollën e Mesme Tekstile ose Gjimnazin 7 marsi që të mund të regjistrohen dhe viti shkollor të fillojë pa probleme si për nxënësit po ashtu edhe për prindërit.
 
VISAR SADIKI