Maqedoni
BDI kundër deklaratave të Mickoskit: Shpifje dhe përpjekje për tensione etnike
23.08.2025 15:28
menjëhershëm ka qenë reagimi i BDI-së ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickovski...

I menjëhershëm ka qenë reagimi i BDI-së ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickovski se BDI dhe LSDM po përgatiten për të shkaktuar kaos në zgjedhjet lokale.
Nga kjo parti konsiderojnë se deklaratat e sotme të kryeministrit Mickoski janë shpifje të pastra dhe tentativë për të fshehur krizën e legjitimitetit të qeverisë së tij monoetnike. Sipas partisë, ato janë gjithashtu të rrezikshme, pasi mund të nxisin përplasje etnike dhe tensione brenda vendit. BDI thekson se gjithmonë ka qenë garanci për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe nuk ka asnjë arsye të angazhohet në “plane të fshehta” apo “kaos”, siç pretendon kryeministri. Partia i bën thirrje Mickoskit që të sqarojë publikisht arsyet pse qeveria e tij po shkel Kushtetutën, po diskriminon shqiptarët dhe po instrumentalizon institucionet në shërbim të planeve partiake.
Nga BDI paralajmërojnë se nuk do të qëndrojnë indiferentë kur shkelet Marrëveshja e Ohrit, e cila garanton stabilitetin dhe të ardhmen progresive të vendit. Zgjedhjet e tetorit do të jenë test i vullnetit qytetar dhe referendum për demokracinë multietnike. BDI thekson se vendimi për rolin e saj në politikë do të jetë i qytetarëve dhe se shpifjet e pavërteta nuk do ta frikësojnë as partinë, as qytetarët shqiptarë dhe maqedonas.
