Botë
Lufta në Ukrainë, takimi Putin-Zelenski pezull, Tramp me kërcënime
23.08.2025 16:32
Takimi midis presidentëve Putin dhe Zelenski pezull...

Takimi midis presidentëve Putin dhe Zelenski pezull, ndërkohë që presidenti amerikan Donald Tramp ka rikthyer mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nëse nuk ka përparim për zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë. Tramp ka dënuar edhe sulmin rus ndaj fabrikës amerikane në Ukrainë, ku mbetën të lënduar disa punëtorë.
“Nuk jam i lumtur me asgjë që ka të bëjë me këtë luftë, aspak nuk jam i kënaqur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Për tango nevojiten dy persona. E kuptoni këtë. Unë doja të kisha takim me ata dy dhe mendoj se për dy javë do të dij se në ç‘drejtim po shkoj, pasiqë do të shkoj në njërin apo drejtimin tjetër dhe ata do të mësojnë këtë.”, us hpreh presidenti amerikan Donald Tramp.
Por presidenti i Rusisë Vladimir Putin me fjalë pozitive për homolgun e tij amerikan, duke e përshkruar si dritë në fund të tunelit për marrëdhëniet problematike midis Moskës dhe Uashingtonit. Komenti vjen pas deklaratës së shefit të diplomacisë ruse Lavrov se nuk ka plane për një takim Putin – Zelenski.
“Kuptohet që propaganda funksionon. Ata u’a shpërlajnë trurin njerëzve dhe thonë se ne e nisëm luftën, duke haruar se ata vetë nisën luftën në vitin 2014-të kur nisën të shfrytëzojnë tanke dhe aviacion kundër popullatës në Donbas. Atëherë nisi lufta dhe ne bëjmë gjithçka që mundemi që ta përmbyllim.”, u shpreh presidenti i Rusisë Vladimir Putin.
Po presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në ditën kombëtare të flamurit, është shprehur se s’do pajtohet për marrëveshje të cilat përfshijë heqje dorë nga territoret ukrainase. Zelenski e fajësoi Moskën se po bën të pamundurën që të ndalojë realizimin e takimit midis tij dhe Putinit.
“Ata e vlerësojnë këtë flamur, pasi e dijnë se vendin tonë nuk do t’ia japim okupatorit. Ky flamur simbolizon gjënë më të vlefshme për qindra ushtarë tanë, burra dhe gra nga e gjithë Ukraina, të cilët mbrojnë Ukrainën.”, u shpreh presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski.
Ndërkohë, Ukraina dëshmirtare e luftimeve. Forcat ajrore ruse kanë shkatërruar dhjetë dronë ukrainas.
MERAL ISMAILI
