Maqedoni
Zhvillimi i komunave, VMRO – DPMNE dhe LSDM me akuza të ndërsjella
24.08.2025 13:58
Bashkëpunimi i pushtetit qendror me komunat është ndër prioritet e qeverisë aktuale....

Bashkëpunimi i pushtetit qendror me komunat është ndër prioritet e qeverisë aktuale. Përpos që nuk ka ndarje të komunave, po bëhet zhvillim i barabartë i tërë shtetit, u tha në panelin e llogaridhënies së komunave të organizuar nga VMRO – DPMNE. Sipas Orce Gjorgjievskit kryetari i BNJVL- së por edhe kryetar i komunës së Kisella Vodës, tha se 1.200 projekte është numër serioz i investimeve kapitale që po zhvillohen aktualisht në komuna. Sipas tij me rëndësi është edhe decentralizimi fiskal i komunave.
“Nuk mund të mos përmendet mos bashkëpunimi me pushtetin qendror në të kaluarën. Ne në të kaluarën jo vetëm se nuk kemi pasur mbështetje për realizimin e projekteve kapitale, nuk kemi pasur kurrfarë komunikimi me pjesën më të madhe të përfaqësuesve të qeverisë në atë kohë. Kjo është ndryshuar dukshëm pasi u bënë ndryshimet në nivel qendror dhe pjesa e dytë është mbështetja sa I takon realizimit të projekteve kapitale.”, u shpreh Orce Gjorgjievski nga VMRO – DPMNE.
Nga LSDM me një varg pres konferencash kundrejt VMRO – DPMNE-së, duke nisur nga pakënaqësitë e tyre për kryeqytetin. Sipas tyre VMRO e shëndroi Shkupin në kaos për katër vite duke injoruar interesat e shkupjanëve.
“Asnjëherë, qyteti ynë nuk ka qenë aq larg nga qytetarët dhe kjo po ndodh tani kur VMRO – DPMNE qeverisë qytetin. Ata e shëndrojnë qytetin në vilajet partiak që ti realizojnë axhendat partiake. E shëndruan Shkupin peng i debateve dhe interesave të tyre.”, u shpreh Kaja Shukova nga LSDM.
LSDM drejtoi kritika edhe për udheqësinë komunale të Aerodormit, Gjorçe Petrovit, Gazi Babës dhe Butelit për mosrealizim të programeve zgjedhore dhe ngecjeve për katër vite.
MERAL ISMAILI
