Maqedoni

Sh.E. “Vllaznia” ndan çanta dhe mjete shkollore

24.08.2025 14:44

Shoqata Edukative “Vllaznia” organizon aksionin humanitar për grumbullimin e mjeteve financiare....

Shoqata Edukative “Vllaznia”, edhe këtë vit të ri shkollor sikurse edhe vitet që lamë pas, organizon aksionin humanitar për grumbullimin e mjeteve financiare për blerjen e çantave dhe mjeteve shkollore të destinuara për jetimët dhe fëmijët, familjet e të cilëve janë të rrezikuar nga skamja dhe gjendja e rënduar sociale.  
 
“Kemi nisur edhe për këtë vit aksionin humanitar, për grumbullimin e të hollave për blerjen e çantave shkollore, për ata fëmijë që nuk kanë mundësi të posedojnë mjete shkollore. Si synim i kemi fëmijët por edhe ata që nuk I kanë kushtet e mira sociale. Ky aktivitet ka filluar shumë herët tek shoqata jonë, qysh para 15 viteve, edhe këtë vit do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm duke u munduar që secili fëmijë nevojtar për këto mjete shkollore do të mundohemi deri tek kjo kategori edhe të arrijnë këto mjete”, theksoi mes tjerash, Ajhan Abazi nga Sh.E. “Vllaznia”.
 
Ajhan Abazi, nga Sh.E. “Vllaznia”, thotë se të gjithë të interesuarit që duan të bashkangjiten në këtë aktivitet human e fisnik, mjetet në të holla munden ti sjellin në lokalet e shoqatës tonë, por edhe mund ti donojnë në xhirollogarinë e shoqatës. Ai gjithashtu apelon për mbështetje dhe inkurajon të gjithë ata që munden të bashkangjiten dhe ta ndihmojnë këtë aksion humanitar.
 
 
“Ata që e kanë mundësinë për të ndihmu, vetëm të ndalen dhe të mendojnë se nëse fëmiu i vet nuk do të kishte mundësi të furnizohet me mjete shkollore si do të ishte situata? Si prind si do ta ndiente veten? Kështuqë në momentin ndiejmë diçka në shpirtin tonë atëherë do mundohemi që ti ofrojmë ndihmë ndonjë nevojtari”, theksoi mes tjerash, Ajhan Abazi nga Sh.E. “Vllaznia”.
 
Vlen të thuhet se aktiviteti në fjalë organizohet tash e 15 vjet nga Shoqata Edukative “Vllaznia”, kjo falë bashkëpunimit me bamërësit por nuk duhet asnjëherë të harrohet edhe kontributi i jashtëzakonshëm i mërgatës të cilët për asnjë moment nuk hezituan tu dalin në ndihmë nxënësve jetimë dhe në nevojë. Aksion humanitarë veçmë rrjedhë dhe i njëjti pritet të zgjasë deri në mesin e muajit shtator me ndarjen e çantave dhe mjeteve shkollore për filloristët e komunës së Kumanovës dhe Likovës.
 
FATLUM AQIFI