Rrëshqitje e dheut në Kolumbi, 61 viktima, 37 të plagosur dhe me dhjetëra të zhdukur
61 persona humbën jetën dhe rreth 37 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që u shënuan në komunën Salgar të Kolumbisë, e cila ndodhet rreth 100 kilometra në jugperëndim të Medellit...

Rrëshqitjet e dheut ndodhën për shkak të reshjeve të mëdha të shiut të cilat shkaktuan daljen e lumit nga shtrati.
Ndërkohë që ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, ekipet e shpëtimit kanë nisur punën për të gjetur të mbijetuarit. Ndërkohë që puna vijon, ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet, për shkak se ka shumë persona të zhdukur.
Presidenti, Juan Manuel Santos, vizitoi zonën e katastrofës dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Ai u shpreh se qeveria do t’i vijë në ndihmë të prekurve të kësaj zone, duke u siguruar strehim atyre që iu shkatërruan shtëpitë. (Farije Dauti-Bakiju, TVM2)
