Maqedoni
Temperaturat e larta shkaktarë të përhapjes së viruseve dhe baktereve
24.08.2025 15:55
Gjatë periudhës së verës, temperaturat e larta krijojnë kushte të favorshme për përhapjen e viruseve dhe baktereve...

Gjatë periudhës së verës, temperaturat e larta krijojnë kushte të favorshme për përhapjen e viruseve dhe baktereve, duke e bërë këtë periudhë të vitit më të rrezikshme, për të gjitha grupmoshat. Mjekët për TVM2 thonë se më të prekur janë fëmijët dhe të moshuarit pasi organizmi i tyre është më i ndjeshëm ndaj komplikimeve shëndetësore.
“Verës janë shumë aktuale sëmundjet e sistemit gastrointestinal, domethënë të tretjes së ushqimit që përcillet me anë të vjelljes ose përzierje, barkqitje, dehidrime për shkak të temperaturave shumë të larta mundësohet që në ambiente të ndryshme të rriten mikro organizmat të cilat i konvenojnë temperaturave të larta. Sivjet siç e dini që kemi pasur temperatura ekstreme të larta dhe janë mundësuar kushtet që një numër bukur i madh i pacientëve të atakohen prej viruseve të cilët i sulmojnë organet e tretjes së ushqimit, por mos ti anashkalojmë asnjëherë toksikat ose intoksikimet të ndryshme me anë të ushqimit alimentare për shkak që ushqimet kontaminohen prej temperaturave.”, u shpreh për TVM2 mjeku Sedat Lumani
Mjeku Lumani apelon për kujdes të shtuar gjatë gjithë sezonit të verës.
“Me rënësi të madhe është që duhet të kemi kujdes të gjithë kohën e sezonit kur kemi temperature të larta, mos të dehidroj organizmi për shkak se mund të paraqiten komplikime shumë më të mëdha, sidomos grupmoshat e fëmijëve ku imuniteti është shumë i ndjeshëm edhe sasia e lëngjeve në trupin e fëmijëve është shumë më e vogël sesa te të mëdhenjtë, kështu që me dehidrim e tyre mund të vijmë deri tek pasojat komplikimet të cilat do të ketë nevojë që të shtrohen edhe në kushte spitalore që të merret terapi adekuate. Po ashtu edhe grup moshat e vjetra të cilët kanë imunitet të zvogëluar që kanë komorbiditet me sëmundje kardiovaskulare dhe të sistemit të frymarrjes.”, u shpreh Lumani.
Mjekët theksojnë se sëmundjet sezonale mund të paraqiten në të gjitha stinët përfshi edhe ato që janë tipike për sezonin verorë.
ABIBE QAILI
