Maqedoni

‘Përplasjet Mickoski – BDI’, Mickoski: Ish pushteti bënte polarizime etnike

24.08.2025 16:16

Kryeministri Hristijan Mickoski e quan të gabuar qëndrimin e BDI-së për polarizime etnike nëse nuk është në pushtet....

Kryeministri Hristijan Mickoski e quan të gabuar qëndrimin e BDI-së për polarizime etnike nëse nuk është në pushtet. Mickoski konsideron se sinonim i BDI–së në pushtet është krimi dhe korrupsioni. Kryeministri numëron komunat e VMRO-DPMNE-së të cilat kanë qenë të diskriminuara nga ish pushteti. 
 
“Më shumë se 40 komuna apo 42 komuna nuk kanë marrë asnjë projekt të cilin e financonte ajo qeveri. Tani kjo është bashkëjetesë dhe nuk është polarizim etnik ndërkaq kjo paska qenë polarizim etnik nëse BDI nuk është në qeveri. Unë tendencat e tilla i përgënjeshtroj si jo konstruktive dhe porosi të cilat i takojnë shekullit të kaluar dhe më vjen keq që BDI ende jeton ën vitet e 90’-ta dhe akoma mendon se me porosi të tilla do të fitojë simpatinë e opinionit.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Reagimi i Mickoskit erdhi pas një komunikate nga selia e BDI-së në të cilën thuhet se Mickoski me deklarata kundrejt opozitës po tenton të fsheh krizën e legjitimitetit të qeverisë së tij monoetnike. Sipas partisë së Ahmetit deklarimet e Mickoskit janë gjithashtu të rrezikshme, pasi mund të nxisin përplasje etnike dhe tensione brenda vendit. Bujar Osmani në reagimin e tij të fundit I ka quajtur zgjedhjet lokale referendum për dinjitetin dhe barazinë e shqiptarëve.
 
MERAL ISMAILI