Botë
Lufta në Ukrainë, Ukraina shënon 34 vjetorin e pavarësisë
24.08.2025 16:39
Ukraina shënon 34 vjetorin e pavarsisë....

Ukraina shënon 34 vjetorin e pavarsisë. Presidenti Volodimir Zelenski, me këtë rast porositi se vendi i tij nuk do ta humbë luftën kundër Rusisë në kushte ku gjatë luftimeve po shënohen avancime dhe diplomaci intensive për përfundimin e luftës që po zgjat më shumë se 3 vite.
“Ne jemi të fortë dhe nuk jemi vetëm. Çdo ditë po e shtyjmë këtë luftë mbrapa, atje prej ku erdhi, në tokën dhe qiellin rus. Me çdo vit të kaluar të kësaj lufte presioni drejt Rusisë dhe humbjeve të tyre reale po rritet E dimë se paqja po vjen. Paqja për Ukrainën po afrohet.”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Pavarësinë e Ukrainës, uruan liderë botërorë me porosi për paqe. Me këtë rast Presidenti Amerikan Donald Tramp, ka porositur se SHBA-të mbështesin zgjidhje për paqe të përhershme që do të mbrojë sovranitetin dhe dinjitetin e Ukrainës. Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov, deklaroi se Rusia pajtohet të tregojë fleksibilitet për disa çështje që i ngriti Presidenti Tramp në Samitin në Alaskë. Sa i përket takimit mes Putinit dhe Zelenskit, Lavrov tha se një takim i tillë nuk është planifikuar por që mund të ndodhë nëse përgatitet agjendë për një samit të tillë.
“Presidenti Tramp pas samitit propozoi disa pika që i ndamë dhe për disa prej tyre u pajtuam të tregojmë fleksibilitet. Kur Presidenti Tramp i solli këto pyetje në takimin në Uashington ku Zelenski ishte i pranishëm së bashku me sponzorët e tij evropian të gjithëve u ishte e qartë se ekzistojnë disa parime për të cilat Uashingtoni beson se duhet të pranohen duke përfshirë edhe mos anëtarësimin në NATO dhe diskutimin për çështje territoriale. Por Zelensi tha: jo, për gjithçka.”, tha ministri I Punëve të Jashte të Rusisë, Sergej Lavrov.
Në samitin në Alaskë, presidenti amerikan Donald Tramp, shprehu shqetësim për mungesën e marrëveshjes për paqe duke theksuar se në opsion ka ose të forcojë presionin ekonomik ndaj Rusisë me sanksione të reja apo tërësisht të tërhiqet nga marrëveshjet paqësore. E deri në gjetjen e një marrëveshje, sulmet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës po vazhdojnë. Në centralin bërthamor të Kurskut në Rusi, ka shpërthyer një zjarr pasi ushtria rrëzoi një dron ukrainas që po fluturonte pranë centralit, thanë autoritetet ruse. Ndërkohë njoftojnë se forcat e saja në Ukrainën Lindore kanë okupuar 2 fshatra në rajonin e Donjeckut.
FLORIJE BELULI KAMBERI
