Botë
“E Di”: Fillkov nuk ka kërkuar heqjen e Badinterit
24.08.2025 17:27
Pasi kryeministri Mickoski paraprakisht deklaroi se mekanizmi i Badinterit nuk preket, përfaqësuesit e “E Di”...

Pasi kryeministri Mickoski paraprakisht deklaroi se mekanizmi i Badinterit nuk preket, përfaqësuesit e “E Di”, thonë se as ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov nuk ka kërkuar një gjë të tillë dhe se intervista e tij është keqpkuptuar.
“Për atë pyetje, përgjigje do të kërkoni tek Ministria e Drejtësisë. Në intervistën që e ka dhënë Ministri i Drejtësisë, nuk është përmendur fare, askund, çështja e Badinterit për të cilin ju po flisni. Ndërkaq, për informacione më të detajuara dhe sqarime shtesë do të kërkoni përgjigje nga ministria. Nuk e komentoj këtë.”, u shpreh Nikolla Memov nga “E Di”
