Maqedoni

Muçunski në vizitë pune në Bruksel

25.08.2025 09:19

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, ndodhet për vizitë pune në Bruksel....

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, ndodhet për vizitë pune në Bruksel.
 
Në kuadër të vizitës, janë planifikuar takime me komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësinë Lindore, Gert Jan Kopman
 
Në takime do të diskutohet për tema që lidhen me agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut, agjendën reformuese të vendit dhe hapat e mëtejshëm në procesin e anëtarësimit në BE.