Maqedoni

Në Tabanoc për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta

25.08.2025 09:37

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi karrexhata të thata....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi karrexhata të thata.
 
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është i rritur. Për shkak të pushimeve verore, është evidentuar frekuencë e shtuar e automjeteve. Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth 30-40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga shteti.
 
Për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar “Jasen”, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, fusha lumore dhe grykat, ku ekziston mundësia e rënies së gurëve. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.