Maqedoni
Pjesë e Aerodromit sot pa energji elektrike
25.08.2025 09:50
Një pjesë e banorëve të Komunës së Aerodromit sot do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjet....

Një pjesë e banorëve të Komunës së Aerodromit sot do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjet.
Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, sipas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni SHA, informon se: "për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrodistributiv, më datë 25.08.2025 (e hënë), pa energji elektrike do të mbeten: nga ora 08:30 deri në ora 15:30, konsumatorët në rrugën “Filip Bogdanski” në Komunën e Aerodromit dhe nga ora 09:00 deri në ora 13:00, konsumatorët nga një pjesë e rrugës “Cërnorizec Hrabar” (nga nr. 2 deri te nr. 20), po ashtu në Komunën e Aerodromit", thuhet në deklaratën e QRMK-së.
