Ekonomi
Shtrenjtohet karburanti
25.08.2025 13:37
KRrE solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denarë. Kështu vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale.
Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0.64 për qind në krahasim me vendimin paraprak.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të arrijë 75 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 77 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 68, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për djegie (EL-1) për 67.5 denarë për litër.
