Maqedoni

Dje 956 shkelje trafiku në gjithë territorin e shtetit, 725 për tejkalim të shpejtësisë

25.08.2025 14:04

Gjatë ditës së djeshme janë shqyrtuar gjithsej 956 gjoba...

Gjatë ditës së djeshme (24.08.2025), si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të realizuara nga shërbimet policore të të gjitha sektorëve për punë të brendshme në rrugët e vendit, nga gjithsej 956 gjoba të shqiptuara, më shumë se gjysma, përkatësisht 725 shkelje, kanë të bëjnë me shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.
 
Më tej, sipas përmbledhjes statistikore të aktiviteteve policore, dje janë evidentuar 26 shkelje për parkim të parregullt, janë shqiptuar 66 masa ndaj shoferëve që kanë drejtuar automjet pa leje drejtimi, si dhe 25 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
 
Gjithashtu, sipas dispozitave të Ligjit për siguri në trafik, gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar 17 motoçiklistë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe janë gjobitur katër këmbësorë dhe dy drejtues të trotinetëve elektrikë. Janë sanksionuar edhe 23 pjesëmarrës në trafik për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë. Sipas Ligjit për automjete, shtatë automjete janë larguar nga trafiku për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa tre për shkak të parregullsive teknike.
 
Ndryshe, sipas të dhënave nga raporti javor i kontrolleve të trafikut në periudhën 18.08.2025 – 24.08.2025 janë regjistruar gjithsej 4.806 gjoba, më së shumti për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes – 1.816, pastaj për parkim të parregullt – 1.023 shkelje, si dhe 530 gjoba për shoferë që kanë drejtuar automjet pa leje drejtimi. Përveç kësaj, 207 motoçiklistë janë sanksionuar për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, janë shqiptuar 211 masa për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë, si dhe 122 sanksione për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes.
 
Janë evidentuar gjithashtu 28 shkelje nga drejtues trotinetësh elektrikë dhe po aq nga këmbësorë, ndërsa 63 shoferë janë sanksionuar për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 21 të tjerë për kalim në dritë të kuqe. Sipas Ligjit për automjete, janë zbuluar 86 automjete të paregjistruara që kanë marrë pjesë në trafik, si dhe 33 automjete teknikisht të parregullta.
 
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.