Maqedoni
Analizohen 45 stacione matëse, shkupjanët pinë ujë të sigurt
25.08.2025 15:46
Shkupjanët pinë ujë të sigurt....

Shkupjanët pinë ujë të sigurt. Mostrat për analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit për pije nga 45 stacione matëse në Qytetin e Shkupit nga java e kaluar përgjigjen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit për pije.
Nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim” - Shkup njoftuan se Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 18 deri më 22 gusht të vitit 2025 ka marrë 213 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 213 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 45 stacione matëse në Qytetin e Shkupit. “Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përgjigjen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit për pije.”, thuhet në kumtesë.
