Botë

Itali, erëra mbi 100 km/h dhe përmbytje

25.08.2025 17:34

Shira të rrëmbyer, erëra që mbërrinin shpejtësinë mbi 100 kilometra në orë dhe breshër kanë goditur Italinë Veriore...

Shira të rrëmbyer, erëra që mbërrinin shpejtësinë mbi 100 kilometra në orë dhe breshër kanë goditur Italinë Veriore, përkatësisht qytetet Riminin e Ravena, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Mediat lokale kanë folur për “një bombë të vërtetë moti”, duke përmendur faktin që stuhia e rrallë rigjeneron veten falë lagështirën që merr nga deti i ngrohtë.

Gati 300 pemë llogaritet të jenë rrëzuar në Milano Maritima, ku janë dëmtuar edhe shumë makina të parkuara, megjithatë fatmirësisht, nuk ka raporte për të lënduar. Autoritetet lokale po përgatiten të shpallin gjendje emergjence rajonale dhe ekipet e zjarrfikësve janë mobilizuar për pastrimin e zonave të goditura.