Maqedoni

Nuk ka vonesa të gjata në vendkalimet kufitare

26.08.2025 09:09

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata...

Për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për çdo lloj automjeti.
 
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë qendrave urbane është i shtuar për shkak të pushimeve verore, megjithatë në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, shtratit të lumenjve dhe gryka, ku ka mundësi për shembje gurësh. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.