Dita Botërore e Mjekut të Familjes

19.05.2015 18:30

Rëndësia e mjekut familjar është e madhe...

Rëndësia e mjekut familjar është e madhe, pasi që kontakti i parë të cilin e ka pacienti me mjekun në përgjithësi është me mjekun familjar, ai bën përndjekjen e mirëmbajtjes së shëndetit të pacientit, preventivën prej sëmundjeve të ndryshme dhe si fazë përfundimtare shërimin nga sëmundjet akute dhe kronike, të cilat mund të jenë të trashëguara në atë familje ose mund të jenë karakteristike për atë familje nga e cila vjen pacienti, thotë mjekja, Anila Bellçishta, me rastin e Ditës Botërore të Mjekut të Familjes.

“Duhet të përzgjidhet një mjek i cili është specialist i mjekësisë familjare, ku pacienti do t’i bëjë të gjitha kontrollet brenda vitit. Çdo gjashtë muaj, ne në bazë të fondit dhe detyrat të cilat na i ka përndjek Ministria e Shëndetësisë, çdo 6 muaj pacientëve duhet t’u bëhet analiza të laboratorisë primare, analizat e gjakut dhe të urinës dhe në bazë të atyre ne i shohim parametrat, ku nëse kemi eskalim të ndonjë parametri ne mund të detektojmë në fazë të hershme sëmundjen, me çka ne mund të bëjmë prevenimin e asaj sëmundje”- deklaroi mjekja, Anila Bellçishta.

Për parandalimin e komplikimeve të hershme dhe të vonshme si dhe shërimin definitiv në raste të sëmundjeve akute, ndërsa shërim të përjetshëm në rast të sëmundjeve kronike, duhet që çdo qytetar të ketë një mjek familjar.

“Gjithashtu mjekësia familjare, d.m.th. mjeku familjar, është i  rëndësishëm, sepse është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët e familjes, gjithashtu edhe me historinë e tyre shëndetësore, ku ne mund t’i detektojmë sëmundjet gjenetike dhe sëmundjet të cilat janë karakteristike për atë familje, siç janë: sëmundjet kronike,  diabeti, hipertensioni, artereoskleroza, pastaj kemi prej sëmundjeve gjenetike, sëmundjet neurologjike”- tha mjeku, Anila Bellçishta.

Mjekë të mjekësisë së përgjithshme dhe familjarë, së bashku me studentë nga Fakulteti i Mjekësisë, me rastin e Ditës Botërore të Mjekëve Familjar, qytetarëve në qendër të Shkupit matnin tensionin e gjakut, kolesterolin dhe trigliceridet në gjak. Me rezultatet, qytetarët merrnin edhe rekomandime adekuate mjekësore dhe këshilla për atë se për çka duhet të kenë kujdes, posaçërisht me qëllim që ta përmirësojnë gjendjen e tyre shëndetësore. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)