Maqedoni
Sot shënohen 115 vjet nga lindja e Nënës Terezë
26.08.2025 09:40
Sot mbushen 115 vjet nga lindja e Nënës Terezë, një prej figurave më të rëndësishme të shekullit XX....

Sot mbushen 115 vjet nga lindja e Nënës Terezë, një prej figurave më të rëndësishme të shekullit XX. Veçanërisht vlerësohet ideja e saj për themelimin e komunitetit katolik “Misionaret e Dashurisë” në Kalkutë, me mbi pesë mijë motra të angazhuara në gati 600 misione ndihme, me shkolla, kuzhina popullore, strehimore dhe spitale për të varfrit, të uriturit dhe të braktisurit në 133 shtete të botës.
Ajo ka lindur me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, në Shkup. Papa e kanonizoi Nënën Terezë më 4 shtator 2016 në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, duke e shpallur shenjtore.
Këtë vit, fitues të çmimit shtetëror për arritje të veçanta me interes për shtetin në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor janë shpallur Borçe Stamov nga “Dhuroni kompjuterë” dhe doktori Irfan Ahmeti nga Klinika e Endokrinologjisë.
