Maqedoni
QMK: Zjarret vihen nën kontroll
26.08.2025 14:35
Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi se në territorin e vendit u regjistruan gjithsej katër zjarre në hapësirë të hapur...

Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi se në territorin e vendit u regjistruan gjithsej katër zjarre në hapësirë të hapur, njëri prej të cilëve është shuar, ndërsa tre zjarre janë vënë nën kontroll. Sipas QMK-së, zjarri në komunën e Makedonski Brodit pranë zonës Jasen, ku digjej një pyll i përzier është vënë nën kontroll, më tej zjarri në komunën e Gjevgjelisë në malin Kozhuf, si dhe në komunën e Dolnenit pranë fshatit Dolgaec, ku digjej një pyll i përzier.
“Më 26.08.2025, deri në orën 12:00, ka gjithsej katër zjarre në hapësirë të hapur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Asnjë nuk është aktiv, tre janë nën kontroll dhe një zjarr është shuar. Zjarret në komunën e Makedonski Brodit janë nën kontroll: zona shumëfunksionale Jasen (pyll i përzier); komuna e Gjevgjelisë: në malin Kozhuf (zjarr nëntokësor); komuna e Dollnenit: fshati Dolgaec (pyll i përzier); ndërsa në komunën e Kumanovës: rruga Done Bozhinov (deponi plehrash)”, thuhet në deklaratën e Qendrës për Menaxhim me Kriza.
Qendra për Menaxhim me Kriza informon se gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 20 zjarre në komunat: Shtip, Dibër, Kumanovë, Tearcë, Gostivar, Krushevë, Dollnen, Krivogashtani, Ohër, Manastir, Sveti Nikollë, Koçan, Vrapçisht, Strugë, Vasilevë, Çuçer Sandevë, Likovë dhe në Gazi Babë. Shumica e këtyre zjarreve kanë djegur bimësi të ulët, kashtë, deponi dhe bar të thatë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
