Deputeti i PS-së, Ben Blushi, vizitë në “Lagjen e trimave” në Kumanovë

19.05.2015 18:34

“Lagjen e trimave” në Kumanovë e ka vizituar sot deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Ben Blushi...

Ai ka vizituar shtëpitë ku më 9 dhe 10 maj u zhvillua përleshja e armatosur, ndërsa nga banorët është njoftuar drejtpërdrejtë me pasojat dhe aktivitetet për rikthimin e jetës në këtë lagje. “Pamjet që pashë janë pamje lufte që i kishim harruar në Ballkan dhe nga konflikti i vitit 2001 nuk kemi parë akte kaq të dhunshme”- theksoi me këtë rast Blushi. (Nexhat Aqifi, TVM2)