Maqedoni
Strazburg, takim Gruevski – Zaev, palët nisën me qëndrime skajshmërisht të kundërta
19.05.2015 18:47
Kriza politike në vend ka nisur drejt Strasburgut Kryeminsitrin Nikolla Gruevski dhe liderin e opozitës Maqedonase Zoran Zaev...

Ata u nisën drejt Strazburgut me qëndrime skajshmërisht të kundërta, që u përcollën nga tubimet e 17 dhe 18 majit, dhe në dy takimet e liderëve prej ku Zaev insistoi në dorëheqjen e Kryeminsitrit Gruevski, porky i fundit u kundërpërgjigj se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe se Zaev asnjëhgerë nuk do të bëhet kryeminsitër.
Prandaj dilemma mbetet a do të arrijnë eurodeputetët e angazuar në rolin e lehtësuesve të bëjnë që Gruevski dhe Zaev të ndrrojnë mendje?
Takimi i krerëve të dy partive më të mëdha maqedonase Nikolla Gruevski nga VMRO DPMNE dhe Zoran Zaev nga LSDM po mbahet në Strazburg për të gjetur zgjidhje për tejkailin e krizës politike.
Por si do të zhvillohet dialogu pas qëndrimeve skajshmërisht të kundërta, të cilat i prezantuan në tubimet e ndara në dy ditët e fundit, ku Zaev ripërsëriti kërkesën për dorëheqje të kryeministrit dhe forminin e një qeverie kalimtare, ndërkaq Gruevski akuzoi kreun e LSDM-së se dëshiron të marë pushtetin me dhunë dhe se Zaev asnjëherë nuk do të bëhet kryeministër?!
Para takimit të sotëm me tre eurodeputetët, lehtësues të dialogut, Gruevski dhe Zaev kanë realizuar më shumë takime dypalëshe me eurodeputetë, për t’i njoftuar për gjendjen në Maqedoni, para debatit të nesërm plenar që do të mbahet në Parlamentin Evropian në Strazburg.
Në takimin e sontëm do të marrë pjesë edhe eurokomisari për zgjerim Johanes Han, i cili do të tentojë t'i vë në ujdi kundërshtarët politikë, për të tejkaluar situatën politike në vend.
Për këtë detyrë, Han u inkurajua edhe nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së, të cilët mbrëmë, në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së shqyrtuan edhe situatën politike dhe të sigurisë në Maqedoni dhe arritën marrëveshje që më hollësisht të përqëndrohen në këtë çështje në qershor.
Tema e takimit të sontëm pritet të jetë legjitimiteti i kësaj qeverie ndërsa një ndër argumentet që do të shfrytëzohen për bazë janë rezultatet nga demonstrimi i mbështetjes në protestën e LSDM-së dhe mbështetja për qeverinë në tubimin e VMRO-së.
Këto janë dy matjet e fundit, pas zgjedhjeve, të cilat LSDM i kontestoi dhe akuzoi pushtetin për kurdisje të zgjedhjeve dhe rezultateve zgjedhore, duke i argumentuar me dëshmitë nga përgjimi në masë.
Ndërkaq, VMRO edhe më tej mban qëndrimin se ka fituar zgjedhjet dhe se qytetarët I kanë dhënë mandate për të qeverisur me vendin.
Takimi mbahet në Starzburg pasi po aty eurodeputetët do të debatojnë për krizën politike në Maqedoni dhe ngjarjet në Kumanovë gjatë sesionit të së mërkurës.
SHPETIM NUREDINI
