Maqedoni
Sot në Kuvend seanca të gjashtë komisioneve
27.08.2025 09:19
Sot në Kuvend do të zhvillohen seanca të gjashtë komisioneve...

Sot në Kuvend do të zhvillohen seanca të gjashtë komisioneve – Komisioni për çështje evropiane, Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, si dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës.
Para anëtarëve të Komisionit për çështje evropiane janë: Projektligji për qasjen në faqet zyrtare dhe aplikacionet mobile të institucioneve publike, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për efikasitet energjetik dhe Projektligji për kontrollin e emisioneve industriale, të gjitha në lexim të parë.
Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike janë: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për efikasitet energjetik, Projektligji për ndryshimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Projektligji për plotësimin e Ligjit për kooperativat, Projektligji për ndryshimin e Ligjit për sistemin një sportel dhe mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridikë, Projektligji për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike dhe Projektligji për plotësimin e Ligjit për odat ekonomike, të gjitha në lexim të parë.
Para anëtarëve të Komisionit për mbrojtje dhe siguri janë: Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian "ALTEA", në Bosnjë e Hercegovinë, në lexim të dytë, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e trafikut rrugor, të dyja në lexim të parë.
Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive ka vetëm një pikë në rend dite – Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtjet, në lexim të parë.
Në rend dite të Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor janë: Projektligji për qasjen në faqet zyrtare dhe aplikacionet mobile të institucioneve publike dhe Projektligji për kontrollin e emisioneve industriale, të dyja në lexim të parë.
Para anëtarëve të Komisionit Juridiko-Ligjvënës janë: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për efikasitet energjetik, Projektligji për ndryshimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Projektligji për plotësimin e Ligjit për kooperativat, Projektligji për ndryshimin e Ligjit për sistemin një sportel dhe mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridikë, Projektligji për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, Projektligji për plotësimin e Ligjit për odat ekonomike, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtjet, Projektligji për qasjen në faqet zyrtare dhe aplikacionet mobile të institucioneve publike, Projektligji për kontrollin e emisioneve industriale, të gjitha në lexim të parë, Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian "ALTEA", në Bosnjë e Hercegovinë, në lexim të dytë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt në lexim të parë dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e trafikut rrugor, në lexim të parë.
