Maqedoni

QMK: Zjarret në Jasen, Kozhuf dhe Dollaec janë vënë nën kontroll

27.08.2025 09:45

Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se sot në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej katër zjarre...

Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se sot në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej katër zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilave një është shuar, ndërsa tre zjarre janë vënë nën kontroll.
 
Nën kontroll është vënë zjarri në komunën e Makedonski Brod, në zonën shumëqëllimore Jasen, ku ka djegur pyll i përzier, më pas zjarri në komunën e Gjevgjelisë në malin Kozhuf, si dhe në komunën e Dollnenit, afër fshatit Dollaec, ku ka djegur pyll i përzier.
 
Më 26.08.2025, deri në orën 12:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka gjithsej katër zjarre në hapësirë të hapur, nuk ka zjarre aktive, tre janë nën kontroll dhe një zjarr është shuar. Nën kontroll janë zjarret në: Komuna e Makedonski Brod – Zona shumëqëllimore Jasen (pyll i përzier); Komuna e Gjevgjelisë – në malin Kozhuf (zjarr tokësor); Komuna e Dollnenit – fshati Dollaec (pyll i përzier); i shuar është në Komunën e Kumanovës – rr. Done Bozhinov (deponi), thuhet në njoftim.