Maqedoni
Vrasje në Kavadar, tre persona të ndaluar
27.08.2025 10:10
Në rrugën “Nikola Minçev” Kavadar, disa persona kanë sulmuar fizikisht një person...

Sot në orën 04:56 në Sektorin për Punë të Brendshme Kavadarci është raportuar se në hyrjen e pasme të një kazinoje në rrugën “Nikola Minçev” Kavadar, disa persona kanë sulmuar fizikisht një person, i cili kishte rënë përdhe dhe të cilit i nevojitej ndihmë, informon MPB.
Zyrtarët policorë nga SPB Kavadar kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin P.T. (43) nga Kavadari, tek i cili, pavarësisht ndihmës së dhënë, ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në orën 05:15 ka konstatuar vdekjen.
Menjëherë pas kësaj, për shkak të dyshimit për përfshirje në ngjarje, janë ndaluar D.B. (26), M.Gj. (35) dhe D.S. (27), të gjithë nga Kavadari. Ata janë arrestuar dhe mbajtur në stacion policor.
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Kavadarci dhe zyrtarët policorë po kryejnë hetime në vendin e ngjarjes, në kamerat e sigurisë së kazinosë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj autorëve do të paraqitet kallëzim i duhur, thuhet në njoftim.
