Maqedoni
Enti shtetëror i statistikave, bie numri i lindjeve, rritet numri i të vdekurve
27.08.2025 15:05
Rritja natyrore edhe në tremujorin e dytë të vitit 2025 është negativ dhe paraqet 1.135 persona...

Rritja natyrore edhe në tremujorin e dytë të vitit 2025 është negativ dhe paraqet 1.135 persona, që do të thotë se për aq persona është më i vogël numri i fëmijëve të lindur të gjallë nga numri i personave të vdekur.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, numri i fëmijëve të lindur të gjallë në tremujorin e dytë është 3.741 dhe në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar është ulur për 4.2%. Numri i personave të vdekur, ndërkaq, në tremujorin e dytë të vitit 2025 shënon rritje prej 1.2% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024 dhe është 4.876 persona, ndërsa prej tyre 13 janë foshnja të vdekura. Në këtë tremujor të vitit janë bërë 2.792 martesa dhe numri i tyre është rritur për 8.1% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2024, ndërsa janë regjistruar 545 divorcime, që paraqet rritje prej 0.4% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
