Botë

Sërish trazira në rrugët e Lozanos, protesta të dhunshme pas vdekjes së 17-vjeçarit

27.08.2025 20:04

Trazirat në Lozanë nuk kanë ndalur as ditën e sotme. Protesta të dhunshme...

Trazirat në Lozanë nuk kanë ndalur as ditën e sotme. Protesta të dhunshme janë zhvilluar pas vdekjes së një 17-vjeçari i cili po përpiqej t’i shpëtonte policisë.

Ngjarja ndodhi të dielën, dhe ka sjellë një reagim të ashpër të komunitetit që vijon protestat prej ditësh.

Rrugët e Lozanos duket sikur janë kthyer në një “fushë beteje”. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit me molotov.

Ndërkohë katër oficerë thuhet se janë pezulluar pasi ishin zbuluar mesazhe raciste diskriminuese.