Maqedoni
Sot festohet Fjetja e Shën Mërisë
28.08.2025 11:24
Besimtarët ortodoksë sot e kremtojnë festën e Fjetjes së Shën Mërisë...

Besimtarët ortodoksë sot e kremtojnë festën e Fjetjes së Shën Mërisë, në popull e njohur edhe si Shën Maria e Madhe. Është një nga festat më të mëdha të krishtera, kur shënohet fundi tokësor i Shën Mërisë, dita kur ajo u ngjit në qiell dhe ia dorëzoi shpirtin duarve të Shpëtimtarit. Për këtë arsye, besimtarët me nderim dhe gëzim të madh e festojnë këtë ditë, e cila është simbol i shpresës për jetën e përjetshme.
Kjo festë është edhe ditë e madhe tubimi, prandaj në shumë vende të vendit sot mbahen grumbullime kishtare e popullore, ndërsa manastiret e Shën Mërisë janë ndër vendet e shenjta më të vizituara.
