Maqedoni

Nuk ka vonesa të gjata në vendkalimet kufitare

28.08.2025 11:40

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër trasa të thata...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër trasa të thata, njofton LAMM. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave urbane është i rritur.
 
Për shkak të pushimeve verore, vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve, megjithatë në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës së vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje gurësh. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.