Maqedoni

Zgjedhjet lokale, Mickoski: Pritet fitore historike

28.08.2025 14:41

Mickoski është optimist në fitoren e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, është optimist në fitoren e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit. Ai deklaroi se me shumë seriozitet po i qasen përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale, me qëllim arritjen e, siç tha, rezultateve historike, që të vazhdojë agjenda reformuese që ka filluar kjo qeveri. Sa i përket deklarimit të fundit të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, se Qeveria nuk siguroi shumicën e Badinterit për të votuar Kodin Zgjedhor, Mickoski me përgjigje se opozita duhet të rikonstruohet dhe të jetë konstruktive. Zgjedhjet e ardhshme lokale janë të humbura për opozitën, porositi Mickoski.
 
“Zgjedhjet lokale janë të humbura për ta dhe do të ketë një proces ristrukturimi, një “katarsis” të brendshëm që unë ua rekomandoj atyre, në mënyrë që të heqin qafe disa, do të thoja, kohë të vjetra dhe të jenë në gjendje të jenë një opozitë konstruktive dhe të punojnë së bashku për interesat e qytetarëve.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
LSDM-ja shpall kandidatët për kryetar në 11 komuna
 
Ndërkohë, mbrëmë Bordi Ekzekutiv i LSDM-së miratoi kandidaturat për kryetar komune në 11 komuna të tjera në të gjithë vendin. Nga kjo parti theksojnë se ofrojnë kandidatë që do të punojnë në interes të qytetarëve. “LSDM-ja konfirmon qartë gatishmërinë e saj për të ofruar kandidatë të fortë, të ndershëm, cilësorë dhe të provuar për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilët do të punojnë në interes të qytetarëve dhe përparimit të komunave.”, thonë nga  LSDM.
 
Sa i përket shpalljes së kandidatëve të tjerë për kryetarë të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mickoski njoftoi se më 3 shtator komiteti ekzekutiv i partisë do të shpallë kandidaturat e kandidatëve të tjerë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor. 
 
FLORIJE KAMBERI