Botë
Konflikti në Ukrainë, Poroshenko: Ne jemi në luftë me Rusinë
20.05.2015 12:25
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se vendi i tij ndodhet tani në një “luftë të vërtetë” me Rusinë dhe se ukrainasit duhet të përgatiten për një ofensivë ruse...

Në një intervistë për BBC-në, Poroshenko pranon se Rusia, duke përgatitur një ofensivë, edhe Ukraina duhet të jetë e përgatitur. Por, ne nuk do t’i japim atyre asnjë shans të vogël për provokim. Kjo do të jetë tërësisht përgjegjësi e tyre, ka shtuar presidenti ukrainas.
“Nëse do të flisja hapur, kjo nuk është një luftë me separatistët rusë, por kjo është një luftë e vërtetë me Rusinë. Fakti që ne kemi kapur ushtarë rusë është një provë e fortë për këtë. Por, pavarësisht se nuk i besoj Putinit, e kam patjetër t’i besoj diplomacisë”- deklaroi presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Një marrëveshje armëpushimi u nënshkrua në muajin shkurt në Minsk mes palëve, por luftimet e ashpra kanë vazhduar që prej asaj kohe.
Të martën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje edhe një herë Rusisë t’i japë fund veprimeve ushtarake në kufirin me Ukrainën dhe i kërkoi Moskës të jetë “më transparente kur është fjala për aktivitetin ushtarak”.
Por, Rusia mohon akuzat e ngritura nga Perëndimi se ka dërguar trupa ushtarakë në lindje të Ukrainës. Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 6 mijë njerëz janë vrarë që prej fillimit të konfliktit në prillin e vitit të kaluar.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
