Maqedoni
ASh-ja paraqet prioritetet, marrëveshje të re mes maqedonasve e shqiptarëve
28.08.2025 15:55
ASh-ja e Arben Taravarit prezantoi prioritetet e platformës politike...

ASh-ja e Arben Taravarit prezantoi prioritetet e platformës politike. Zhvillim vendor të balancuar, decentralizim real dhe marrëveshje të re mes maqedonasve dhe shqiptarëve, ofron partia e Taravarit, si kusht për një shtet të barabartë, funksional dhe evropian.
“Platforma jonë politike udhehiqet nga tre parime thelbësore: Traditë, Përgjegjësi dhe Zhvillim. Këtoparime janë shtyllat mbi të cilat ndërtojmë vizionin tonë për një shtet funksional, efikas dhe të drejt,ku shqiptarët dhe maqedonasit ndërtojnë së bashku një të ardhme më të mirë. Jemi të bindur se ka ardhur koha për një marrëveshje të re politike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, e cila do të bazohet mbi barazi reale, respekt të ndërsjellë dhe partneritet strategjik.”, u shpreh Njomza Shaqiri, zëdhënëse - Aleanca për Shqiptarët.
