Rajon
Shqipëri, vulosen rezultatet e 11 majit
28.08.2025 16:16
Sot KQZ-ja i vendosi vulën procesit të 11 majit....

Pas 107 ditësh nga zgjedhjet parlamentare, sot KQZ-ja i vendosi vulën procesit të 11 majit. Komisioni Rregullator, edhe pse pa konsensus certifikoi zgjedhjet që shpallën Edi Ramën fitues të 83 mandateve.
Dy anëtarët e Komisionit Rregullator të mandatuar nga opozita, votuan kundër rezultatit duke akuzuar partinë në pushtet për abuzime.
Dy anëtarët e mazhorancës që ishin online nuk patën komente, ndërsa kryetarja e Rregullatorit tha se dhjetëra vendime të mëparshme kanë lënë në fuqi rezultatin.
Presidenti i Republikës tashmë ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e parë të Parlamentit të ri, mes datave 10-20 shtator.
LULJETA NDOKA
