Botë
Dënohet sulmi i Ambasadës ruse
20.05.2015 11:51
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar “sulmin terrorist” kundër Ambasadës ruse në kryeqytetin e Sirisë, Damask...

Zyrtarët sirianë kanë thënë se mortajat kanë qëlluar zyrën e një diplomati dhe se ndërtesa ka pësuar “dëme serioze materiale”, por pa pasoja në njerëz.
Sulmi ka ardhur nga lagjja Jobar, e cila kontrollohet nga grupet e armatosura, kanë thënë burimet zyrtare.
Megjithatë, sipas tyre, grupi përgjegjës nuk është identifikuar ende.
Ambasada ruse në Damask është sulmuar edhe më parë. Rusia është aleate e fuqishme e Qeverisë siriane.
Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Rusisë kanë dënuar po ashtu sulmin.
