Maqedoni

DMSH: Është shuar plotësisht zjarri që po përhapej drejt autostradës Shkup – Tetovë

29.08.2025 11:40

Është shuar plotësisht zjarri në fshatin Cerovë, Komuna e Zhelinë...

Është shuar plotësisht zjarri në fshatin Cerovë, Komuna e Zhelinës, i cili mbrëmë po përhapej në drejtim të vendit Karapallak pranë autostradës Shkup – Tetovë, njoftojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).
 
Në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë ekipet territoriale të zjarrfikësve nga Tetova dhe Shkupi.
 
Sipas drejtorit të DMSH-së, Stojançe Angelov, gjatë ditës së djeshme janë shuar plotësisht 29 zjarre në hapësira të hapura.
 
Ai shton se nën kontroll të plotë ose të pjesshëm janë katër zjarre aktive në hapësira të hapura.
 
Dje, sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), në zonat malore të Komunës së Zhelinës – pranë fshatit Merovë në Suva Gora dhe rreth fshatit Cerovë në malin Zheden, ishin evidentuar katër zjarre të cilat mbrëmë u vunë nën kontroll.