Maqedoni

Policia e Shkupit mbrëmë regjistroi 128 shkelje të trafikut

29.08.2025 12:04

Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup realizој një kontroll i shtuar aksionar në kuadër të aksionit operativ “Trafik i Sigurt”....

Gjatë mbrëmjes së kaluar (28/29.08.2025), në periudhën nga ora 17:00 deri në ora 01:00, nga Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup u realizua një kontroll i shtuar aksionar në kuadër të aksionit operativ “Trafik i Sigurt”. Gjatë kontrollit, theksi ishte vënë tek pjesëmarrësit në trafik që drejtonin motoçikleta.
 
Gjatë kontrollit u morën masa ndaj 128 pjesëmarrësve në trafik, prej të cilëve 94 për drejtues motoçikletash, 16 gjoba për drejtim motoçiklete pa patentë shoferi, 46 masa për drejtim motoçiklete pa helmetë mbrojtëse, 17 sanksione për drejtim pa dhënë provimin mbi njohuritë e rregullave dhe dispozitave të trafikut, gjashtë masa për drejtim motoçiklete pa poseduar kategorinë përkatëse, pesë gjoba për patentë qarkullimi të skaduar, si dhe dy masa për moslejimin e kalimit të këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë.
 
Gjatë kontrollit të trafikut në kuadër të aksionit operativ “Trafik i Sigurt”, zyrtarët policorë e privuan nga liria D. Lj., pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet kokainë. Janë sanksionuar gjithashtu 10 shoferë për drejtim automjetesh të pasagjerëve dhe mallrash pa patentë shoferi, ndërsa janë shqiptuar edhe dy masa për drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe një sanksion për mosndalim në shenjën STOP të dhënë nga zyrtarët policorë me uniformë.
 
Kontrollet aksionare në kuadër të aksionit operativ do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me intensitet të shtuar. Apelohet tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe me këtë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.