Maqedoni

Spinet politike BDI – VMRO-DPMNE, Osmani: Nuk kërkoj mbështetjen e VMRO-së

29.08.2025 14:41

Osmani i përgënjeshtron tendencat e oponentëve politikë për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në dhe kërkim të mbështetjes....

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, i përgënjeshtron tendencat e oponentëve politikë për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në dhe kërkim të mbështetjes. Osmani i quan qesharake aludimet e tilla dhe thotë se nuk kërkon ndihmën e askujt në garën e zgjedhjeve lokale, përpos mbështetjes qytetare. Ai thotë se fushata do të jetë momenti historik për Çairin.
 
“Ne nuk kërkojmë ndihmë prej asnjë partie politike. Unë kërkoj votën prej çdo qytetari. Ju më keni parë, unë trokas në çdo derë. Mua më dalin maqedonasit që më thonë: votën ta japim ty, për shkak se e dimë si ke punuar, ta dimë disiplinën e punës, ta dimë përkushtimin dhe ne jemi të pakënaqur me atë si është punuar deri më sot. Unë jam mbështetur prapa popullit, prapa kësaj lëvizje dhe qëllimi im në këto zgjedhje është vetëm ta kanalizojë institucionalisht energjinë e rezistencës.”, - deklaroi Bujar Osmani nga BDI.
 
Komentet e Osmanit erdhën pas thumbimeve politike se integristët kanë kërkuar bashkëpunim me partinë e Mickoskit për kandidaturën e Osmanit në Çair. Madje nga partia e Mickoskit thonë se përpjekjet e BDI-së për të qenë pjesë e pushtetit kanë nisur nga periudha e pas zgjedhjeve parlamentare. Jozyrtarisht, koalicioni VLEN pretendon se BDI ka kërkuar ndihmën edhe të ish-kryeministrit Gruevski, që t’i dalë në mbështetje kandidaturës së Osmanit.
 
MERAL ISMAILI