Botë

Indonezia i shpëtoi mbi 370 emigrantë të cilët disa muaj i kaluan në anije

20.05.2015 09:45

Mbi 370 emigrantë të cilët disa muaj kanë kaluar në anije në afërsi të brigjeve të Indonezisë...

Mbi 370 emigrantë të cilët disa muaj kanë kaluar në anije në afërsi të brigjeve të Indonezisë, janë shpëtuar nga patrullat kufitare indoneziane dhe janë transferuar në tokë.
 
Vetëm një prej anijeve ka pasur 102 persona, prej të cilëve 26 gra dhe 31 fëmijë. Emigrantët e tjerë kanë arritur me tetë anije peshkatarësh.
 
Të gjithë emigrantët kanë problem me dehidrimin, urinë dhe lodhjen fizike, kumtuan autoritetet e provincës indoneziane Açeh.
 
Ata janë rohingë, pakicë e dëbuar nga Mianmari dhe shtetas të Bangladeshit. Emigrantët duke ikur nga varfëria në atdheun e tyre përpiqen me anije të mbërrijnë në brigjet e Malajzisë, Indonezisë dhe Tajlandës, ku jeta u duket më e mirë./mia